Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
1.5kmh
40 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Vendosen ekspertët e Reformës Territoriale, ja kush janë emrat e caktuar nga PD dhe PS

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë mbleshjes së zhvilluar ditën e sotme të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për “Reformën Administrativo-Territoriale”, janë caktuar edhe ekspertët për reformën.

Bashkëkryetaret e Komisionit, Anila Denaj dhe Dhurata Çupi bënë me dije se nga  Partia Socialiste janë caktuar Adelina Farrici dhe Artan Shkëmbi, ndërsa nga Partia Demokratike, Agron Haxhimali dhe Roland Bejko.

albsig

Pjesë nga diskutimi:

Anila Denaj: Javën që vjen nëse biem dakord të zhvillojmë të paktën tre apo katër dëgjesa në ditë.

Xhelal Mziu: Do të kisha propozim ekstra. Ngul këmbë që komisioni i reformës territorial duhet të gjejë modalitetin me Kosovë, Malin e zi dhe RMV, s’po them të vijnë këtu dhe të dëshmojnë, por ky Komision të ndërmarrë një tur të shpejtë në këto tre vende, për të parë risitë e tyre në raport me ne . Që të mos shkojmë tek shpikja e rrotës por të bëjmë implementimin e standardeve që kanë evoluar.

Po ashtu propozoj që Kongresi i Autoriteteve Lokale Europian që është aktor i rëndësishëm, unë do të propozoj që të gjendet mundësia e komunikimit dhe e shkuarjes për të marrë disa direktiva që aktualisht më shumë se ato askush nuk është i specializuar, dhe besoj se do të ndikojë në këtë drejtim. Pra në këtë mënyrë është mirë të bëjmë edhe një alternim për propozimet. Lidhur me Kosovën, RMV ose Malin e Zi, ose duhet të shkojnë ekspertët, por këtë nuk duhet ta neglizhojmë. Kemi një model që në disa aspekte janë përpara nesh. Në raport me Kongresin e Autoriteteve Vendore, mundet që katër përfaqësuesit të shkojnë për të marrë orientimet e mjaftueshme që besoj se do të kontribuojnë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img