Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri të jetë më 23 maj.
Me vota pro është miratuar që raundi i dytë për votimin e presidentit të ri të zhvillohet më 23 maj në orën 18:00. Po ashtu është miratuar që më 22 maj në orën 16:00 do jetë afati i fundit për të dorëzuar dokumentacione në Kuvend.
Ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla që propozoi të hënën e ardhshme për raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit.
Opozita kërkoi në këtë mbledhje që procesi të ishte jo një farsë dhe që të fokusohej procesi te kushtet, ndërsa mazhoranca pohoi se janë gati të ulen për emra konkretë.