Hapësire reklamuese

Sporti

Vendos drejtësinë në Poloni – Shqipëri, ja kush është arbitri që u arrestua për prostitucion dhe trafik droge

Shkruar nga Newsbomb
Vendos drejtësinë në Poloni – Shqipëri, ja kush

Slloveni Slavko Vinçiç do të arbitroj në ndeshjen e së hënës mes Polonisë dhe Shqipërisë. Vinçiç ka marrë stemën e FIFA-s 13 vite më parë dhe ka drejtuar kuqezinjtë në vitin 2019 për sfidën eleminatore me Francën në përurimin e stadiumit “Air Albania”.

Ndihmës te tij do të jenë Tomas Klançnik dhe Andraz Kovaçi. Slloveni ka drejtuar 12 ndeshje në Champions dhe 19 në Europa League ndërsa sezonin e kaluar arbitroi sfidën çerekfinale Chelsea-Porto por kulmin e arriti ne finalen e Europa League mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers.

Vinçiç nuk është një emër i panjohur. Nje kuriozitet që lidhet me Vinçiç është se në vitin 2020 u arrestua gabimisht nga policia me akuzat për prostitucion dhe trafik droge por shumë shpejt ai u lirua pasi bëhej fjalë për një person tjetër. //Marrë Newsport.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese