Tirana
moderate rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
2.6kmh
75 %
Mar
17 °
Mër
25 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
22 °
E martë, 27 Shtator, 2022

VENDIMI / Si urdhëroi Gjykata “LIRIM TË MENJËHERSHËM” për një nga viktimat e atentatit të sotëm, 5 muaj më parë u kap me armë pa leje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shpati Lena mbeti i vrarë në një atentat mafioz ditën e sotme te mbikalimi i Panajasë në Vlorë.

Ai ishte duke udhëtuar në makinë së bashku me 34-vjeçarin Hakim Xhezo kur u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi nga një makinë në ecje.

Por 37-vjeçari Lena kishte rënë në prangat e Policisë së Vlorës vetëm 5 muaj më parë, ku gjatë një aksioni u kap me një pistoletë pa leje.

Çuditërisht gjykatësja Arbana Selmanaj, ndonëse arrestimin e tij e cilëson “të ligjshëm” ka urdhëruar në atë kohë lirimin e menjëhershëm të Shpati Lenës, duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”.

“Drejtësia vret rendin dhe sigurinë”, kështu shrpehet gazetari Arsen Rusta në një postim në rrjetet sociale, teksa shpërndan edhe vendimin e gjykatës.

Vendimi për lirimin e Shpati Lenës
Vendimi për lirimin e Shpati Lenës

 

Reagimi i gazetarit:

Kapesh me armë?

PO

Me sa? Me dy pistoleta. Je tre veta. Njëri del tak fak.

Ja dhe vendimi ku drejtësia nuk zhgënjen.

Arresti i ligjshëm nga policia e fnsh Vlorë.

Por nga ana tjetër lirim i menjëhershëm urdhëron gjykata.

5 muaj më vonë. Si pjesë e shoqërisë gjykata thotë: Në shqipëri Nuk jetohet. Këtu ka krim këtu ska siguri! Këtu e ka fajin Policia e Shtetit që skap këta që bëjnë krime dhe vriten mes tyre.

Ej Gjykat? ZGJOHU. POLICIA E KAPI DHE TI E LIROVE.

Sot u prodhuan dy viktima pikëtisht nga ky vendim me vulë e firmë

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img