Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Vendimi: Shpronësohen pronarët që preken nga projekti rikonstruksion i pallateve në Xhabije

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pronarët e pasurive të paluajtshme në Shkodër të cilët preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i bllokut të pallateve në Xhabije”, do të shpronësohen.

Këshilli i Ministrave vendosi që shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Shkodër, dhe se  pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse për pasuritë “tokë truall”.

Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION I BLLOKUT TË PALLATEVE NË XHABIJE”, BASHKIA SHKODËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i bllokut të pallateve në Xhabije”, Bashkia Shkodër.

Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Shkodër.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë “tokë truall”, me sipërfaqe 906.35 (nëntëqind e gjashtë pikë tridhjetë e pesë) m2, dhe “ndërtesë”, me sipërfaqe 354.05 (treqind e pesëdhjetë e katër pikë zero pesë) m2, me një vlerë të përgjithshme të shpronësimit prej 25 706 471.8 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e gjashtë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e një pikë tetë) lekësh.

Pronarët e përmendur në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Shkodër.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 25 706 471.8 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e gjashtë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e një pikë tetë) lekësh, të përballohet nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, planifikuar në buxhetin e saj.

Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga Bashkia Shkodër.

Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Afati i përfundimit të punimeve të objektit në Bashkinë Shkodër të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale të

Ngarkohen Ministria e Brendshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër dhe Bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img