Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

VENDIMI: Së shpejti mund të fluturoni VETËM me PASAPORTË digjitale SHËNDETI, që provon se s’keni COVID apo jeni VAKSINUAR

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

03fc3c0c7079d25b0bf89b169a077d64

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka njoftuar se është në fazën e fundit të zhvillimit të lejes së udhëtimit, një leje digjitale shëndetësore për rihapjen e sigurtë të kufijve.

IATA ka deklaruar se mbështet dhe përpjekjet e organizatave të tjera në përdorimin e mjeteve elektronike që do të ndihmojnë në rihapjen e sigurtë të trafikut ajror ndërkombëtar të goditur nga pandemia e koronavirusit.

“The Commons Project” është një tjetër kompani teknologjike, që ndodhet në fazat e fundit të zhvillmit të CommonPass, e ngjashme me IATA Travel Pass.

Provat e para të këtij sistemi të ri do të kryhen në fund të këtij viti, ndërsa i gjithë sistemi është planifikuar të implementohet në tremujorin e parë 2021. IATA gjithashtu tha se mbështet Manualin për Testimin dhe Masat e Menaxhimit të Rrezikut Kufitar nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO). Ky dokument jep qeverive mundësinë të kryejnë vlerësimin e rrezikut bazuar në përdorimin e programeve të testimit, raporton newsbomb.al.

IATA gjithashtu ka bërë thirrje për testimin sistematik të të gjithë udhëtarëve ndërkomëbtarë, si dhe ngritjen e infrastukturës së nevojshme që duhet të jetë:

  • Qeveritë të ketë mundësi për verifikimin e vërtetësisë së testeve dhe identitetin e atyre që e paraqesin
  • Linjat ajrore të kenë aftësinë për të siguruar informacion të saktë për pasagjerët e tyre dhe të vlerësojnë nëse pasagjerët e tyre përmbushin kushtet për të fluturuar
  • Laboratorët të kenë mundësi të lëshojnë certifikata digjitale të cilat do të njihen nga qeveritë
  • Udhëtarët të kenë informacion të saktë se ku mund të testohen dhe vaksinohen, dhe si ta paraqesin në mënyrë të saktë këtë informacion te kompanitë ajrore
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img