Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Vendimi: Qeveria jep 1.6 miliadr lekë për viktimat e 21 Janarit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria ka akorduar një fond shtesë për Ministrinë e Brendshme që kap vlerën e 1.6 mld lekëve të vjetra, të cilat do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga vendimet gjyqësore për viktimat e 21 janarit.

21 JanariParatë do t’i kalojnë Gardës së Republikës, e cila është e paditura nga familjarët e viktimave të 21 Janarit.

VENDIMI

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2017, MIRATUAR  PËR MINISTRINË E PUNËVE TË BRENDSHME, NGA FONDI REZERVË I BUXHETIT TË SHTETIT, PËR SHLYERJEN  E DETYRIMEVE QË RRJEDHIN NGA ZBATIMI I VENDIMEVE GJYQËSORE PËR VIKTIMAT E NGJARJES SË 21 JANARIT 2011

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ministrisë së Punëve të Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2017, i shtohet fondi prej 160 011 479 (njëqind e gjashtëdhjetë milionë e njëmbëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekësh, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i vendimeve gjyqësore për viktimat e ngjarjes së 21 janarit 2011, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.

Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, akordohet për Gardën e Republikës së Shqipërisë, për shlyerjen e detyrimeve sipas vendimeve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.

Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img