Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vendimi pozitiv i qeverisë gjermane, Majlinda Bregu nuk nxitohet: Proçesi i anëtarësimit do të ketë pengesa, Reforma në Drejtësi do kohë të gjatë

Shkruar nga Newsbomb
Majlinda Bregu në intervistë për 'Zërin e Amerikës'

Majlinda Bregu beson se çelja e negociatave të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE duhet të ishte arritur kohë më parë.

Në një intervistë për ‘’Zërin e Amerikës’’, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal theksoi se vendimi aprovues i BE-së për hapjen e bisedimeve për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do të thotë se rruga drejt anëtarësimit në tregun e përbashkët do të jetë pa pengesa.

‘’Mendoj se ka kaluar koha kur ne mund të pyesim nëse janë gati Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Negociatat e anëtarësimit, vazhdoj ta them këtë me bindje kudo, duhet të ishin hapur kohë më parë. Edhe për një arsye fare të thjeshtë sepse kontrolli dhe monitorimi i reformave të marra përsipër nga një qeveri është më i lartë në momentin kur çelen negociatat e anëtarësimit. Ka më shumë vëmendje, ka më shumë ritëm të punës në zbatimin e detyrimeve dhe të qasjes me modelin evropian nga administrata publike Momenti që çelen negocitat nuk do të thotë se mund të bëhesh vend anëtar i BE-së. Nuk do të thotë as që vendet anëtare nuk kanë një mekanizëm me të cilin nesër ta bllokojnë procesin e negociatave. Pra, në rast se nuk arrin që të plotësosh detyrime nesër njëri nga parlamentet e vendeve anëtare apo qeveria e një vendi anëtar, ka të drejtën që të kërkojë bllokimin e procesit të negociatave në rast se nuk shkon mirë.


Për sa i përket ndikimit të krizës së brendshme politike në Shqipëri në vendimin e vendeve të BE-së për aprovimin e nisjes së negociatave, Bregu shtoi se ky moment t’i bëjë bashkë palët politike për të bashkëpunuar në arritjen e ëndrrës europiane

‘’Shqipëria me të vërtetë ka një situatë e cila është shqetësuese dhe ka krijuar një lloj nervozizmi e shqetësimi tek të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë. Por shpresoj shumë që çelja e negociatave dhe kushtet për çeljen e negociatave të jenë një këmbanë tjetër e fuqishme, për t’i sjellë forcat politike në të njëjtat ura të bashkëpunimit, që mbase është diçka që duket si fjalë e madhe në Shqipëri sa herë që kemi kriza politike, por rrugë tjetër nuk mund të ketë. Vetëm në rast se axhendat politike do të jenë ato që prevalojnë mbi axhendën kombëtare’’, dha mesazh për klasën politike Majlinda Bregu.

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me 3.4 shërbim prove, ish-deputetja e PD-së nuk pranoi të shprehte opinionin e saj, por theksoi se pakënaqësia e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor ndaj funksionit të sistemit të drejtësisë ka kapur shifra alarmante (72%). Pavarësisht kohës së gjatë që do të kërkojë implementimi i Reformës në Drejtësi, Bregu pranon si rrugën e vetme të ndërtimit të një drejtësie të pastër dhe të besueshme.

‘’ E para e kam të pamundur të komentoj për zhvillimet e brendshme për vendet që bien brenda mandatit të institucionit që drejtoj. E dyta nuk di nëse kjo mund të konsiderohet përgjigje ndaj pyetjes, por di që 72 për qind e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor janë të pakënaqur me mënyrën sesi zbatohet drejtësia në vendet e tyre. Dhe që vendimet e gjykatave apo çështjet e ngritura nga prokuroria deri në vendimin final të mos jenë befasuese si për të pandehurin, si për publikun, si për politikanët ashtu edhe për partnerët, ne kemi absolutisht nevojë për të pasur një sistem drejtësie i cili të funksionojë dhe të jetë tërësisht i pavarur. Nuk do të jetë e lehtë edhe për shumë vite për të mbërritur aty ku duam të jemi. Sikurse nuk do të jetë e lehtë edhe për të trajtuar çështjet që sot janë akumuluar dhe presin në dyert e gjykatave. Por ajo çka unë mund të them sot është që rrugë tjetër nuk ka. Unë nuk di sa kohë do të marrë vendosja e një sistemi drejtësie dhe kthimi në hallka të besueshmërisë, por rrugë tjetër nuk ka’’, përfundoi intervistën për ‘’Zërin e Amerikës’’ Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu.

Sot, koalicioni qeverisës i Gjermanisë CDU/CSU u shpreh se miraton hapjen e negociatave për anëtarësim të vendit tonë në BE. Vendimi final do të merret në parlamentin gjerman ditën e enjte.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese