Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vendimi për Teatrin Kombëtar, Liçaj: Të ulen në gjunjë dhe të kërkojnë falje

Shkruar nga Newsbomb
Vendimi për Teatrin Kombëtar, Liçaj: Të ulen në

Aktori Neritan Liçaj ka folur për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e cila rrrëzoi ligjin special që kalon Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, duke pezulluar dhe ndërtimin e Teatrit të ri.

Liçaj ishte i ftuar në Abcnews, ku dhe tha se vendimi i sotëm është një fitore e madhe. Ai kërkoi që pushtetarët që kanë gisht në këtë çështje të ulen në gjunjë dhe të kërkojnë falje.

“Jam i emocionuar është një fitore e madhe. E rëndësishme është Teatri dhe më vjen mirë që jam në këtë projekt. Në fund fare, koha dhe historia na dha të drejtë në këtë betejë. Si kjo nuk ka parë bota. E kanë pjellë gjithë këtë baltë mbi ne sepse u sulmuam politikisht”, tha ai.

Më tej, aktori shtoi se qeveria duhet të kërkojë falje dhe të ndërtojë një teatër ashtu siç ishte. 

“Na sulmuan politikisht dhe gaboi qeveria me mazhorancën e majtë. Nderi dhe dinjiteti është të ulen në gjunjë dhe ta bëjnë siç ishte. Le të bëjnë teatro të tjerë. E pakta që mund të bëjnë është të ulen në gjunjë dhe të kërkojnë falje, jo për Neritanin”, tha ai.

Për këtë temë sot ka folur dhe avokatja dhe aktivistja, Adriana Kalaja, e cila tha se ky vendim i gëzon të gjithë, pasi Gjykata votoi pro dy pikave që “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” kishte paditur, siç ishin ndalimi i ndërtimit të teatrit të ri dhe shfuqizimit të ligjit special, që kthente Bashkinë e Tiranës në pronare të saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll