Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vendimi për të lënë jashtë Kuvendit gazetarët, Meta: E papranusheme, i bëj thirrje regjimit të ngjashëm me Lukashenkon të…

Shkruar nga Newsbomb

Kuvendi ka vendosur që gazetarët të mos  hyjnë më në aktivitetet parlamentare duke filluar që nga muaji shtator, në lidhje me këtë lajm ka reaguar Presidenti Ilir Meta.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ky vendim është i papranueshëm dhe antidemokratik.

Ndër të tjera kreu i shtetit shkruan: “i bëj thirrje Kuvendit monist dhe mazhorancës të tërhiqet menjëherë nga këto praktika të ngjashme me regjimin e Lukashenkos, që po dëmtojnë seriozisht integrimin europian të vendit”.

“I dënueshëm, i papranueshëm dhe antidemokratik, vendimi i Kuvendit njëpartiak për ndalimin e raportimit të pavarur të gazetarëve dhe zëvendësimin me transmetime zyrtare të kontrolluara.

Ky akt, që vjen në të njëjtën kohë me nxitimin e mazhorancës për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audioviziv, kufizon lirinë dhe pavarësinë e medias, instalon një regjim censure, shkel të drejtat e njeriut dhe dëshmon sërish armiqësinë e këtij Kuvendi monist me lirinë e medias dhe demokracinë në Shqipëri.

Është pikërisht Kuvendi aktual, që në historinë e parlamentarizmit pluralist ka marrë vendimet më skandaloze për shtypjen e fjalës së lirë, përfshi miratimin dhe mostërheqjen prej gati një viti të paketës antikushtetuese “Antishpifje”, në refuzim të hapur të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Duke mbështetur shqetësimin e drejtë të komunitetit të gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të kolegëve të tyre të huaj, mbi regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias, i bëj thirrje Kuvendit monist dhe mazhorancës të tërhiqet menjëherë nga këto praktika të ngjashme me regjimin e Lukashenkos, që po dëmtojnë seriozisht integrimin europian të vendit,” shkruan Meta në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese