Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vendimi për Tahirin, gjyqtarët e mbyllur në dhomën e këshillimit prej mëse dy orësh! Ç’po ndodh në sallën e gjyqit

Shkruar nga Newsbomb
Vendimi për Tahirin, gjyqtarët e mbyllur në dhomën e

Prej mëse dy orësh, trupa gjykuese e Apelit të GJKKO-së është tërhequr në dhomën e këshillimit, duke kaluar edhe vetë afatin e vendosur nga gjykata për dhënien e vendimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në sallë, Tahiri është duke pritur t’i komunikohet vendimi që prej orës 12:45, kur u paraqit në gjykatë.

Aktualisht në sallë ndodhen edhe prokurorët e SPAK, të cilët kanë kërkuar 12 vite heqje lirie për ish-ministrin, si dhe Jaed Çela, ish-drejtori i Policisë së Vlorës me avokatët mbrojtës. Gjithashtu të pranishëm në sallë janë edhe disa përfaqësues të medias.

Kujtojmë se Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua për shpërdorim detyre.

Tahiri ka kërkuar pafajësinë, duke u shprehur se prokuroria ka dështuar të verifikojë akuzat ndaj tij për favorizimin e grupit të Habilajve.

“Prokuroria ka dështuar të identifikojë rolin tim, kur jam bërë pjesë dhe si kam bashkëpunuar. Nuk kam asnjë kontakt me personat e hetuar dhe të përfshirë në procedimet e Prokurorisë”, u shpreh Tahiri në seancën e 31 Janarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese