Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
24 %
4.1kmh
0 %
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Vendimi për ta shkarkuar, Rudina Hajdari: Unë jam në krye të grupit! Shihemi të enjten

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e PD, Rudina Hajdari ka hedhur poshtë lajmin se është shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Grupit Demokrat Parlamentar.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Hajdari siguron se është në krye të grupit demokrat, që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë.

Sipas deputetes, vendosmëria për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri.

‘Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten’, shkruan Hajdari.

Kujtojmë që deputeti Korab Lita deklaroi nëpërmjet një postimi në Facebook se ka pranuar propozimin e disa deputetëve të Grupit Parlamentar Demokrat për t’i drejtuar në seancat plenare.

Më shumë


spot_img









spot_img