Mbrëmjen e sotme Bundestagu gjerman ka marrë vendimin përfundimtar për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, teksa grupet parlamentare të partive të koalicionit CDU/CSU e SPD kanë vendosur një sërë kushtesh për këtë lëvizje të rëndësishme.
Në vendim janë shënuar gjithësej 8 kushte, të cilat nënkuptojnë luftën kundër kriminalitetit, drogës dhe korrupsionit në vend.
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, pritet ta informojë të enjten në një deklaratë qeveritare Bundestagun për samitin e 28 dhe 29 qershorit të BE, ditë kur do të vendoset edhe fati i vendit tonë.
Kushtet:
-Zbatimi i ligjit për reformën e nisur të ligjit zgjedhor;
-Ndjekje penale për gjykatësit dhe prokurorët e konstatuar në Vetting se kanë bërë shkelje penale;
-Angazhimi i një stukture special për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar (SPAK);
-Përpjekje për të garantuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe SPAK duke i pajisur ato mjaftueshëm me gjyqtarë dhe prokurorë të verifikuar;
-Përparime solide në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, përfshirë këtu edhe nëpunësit civilë dhe politikanët;
-Rezultate reale të reformës në administratë;
-Vazhdimi me intensitet të lartë në luftimin e tregtisë dhe kultivimit të drogës në vend.