Hapësire reklamuese

Rajoni

Vendimi për dinarin në OKB, Kurti: Asnjë serb në Kosovë nuk i ka refuzuar eurot!

Shkruar nga Newsbomb
Vendimi për dinarin në OKB, Kurti: Asnjë serb në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se në mbledhjen e jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit në OBK, ku po përballet dhe me presidentin serb, se asnjë shtetas serb që jeton në Kosovë nuk ka refuzuar eurot.

Sipas tij, dinari serb nuk është ndaluar por që valuta zyrtare në Kosovë është euro. Vendimi i qeverisë së tij për të ndaluar dinarin ka sjell reagim të Beogradit dhe ka qenë dhe pjesë e diskutimeve në OKB.

“Nuk i kemi asnjë rast ku një qytetar serb ka thënë se nuk i marrë kurrë këto para sepse janë euro”, është shprehur Albin Kurti.

“Dinari nuk është ndaluar në Kosovë. Qytetarët e Kosovës mund të kenë dinarë, por euroja është valuta e vetme, sa i përket pagesës. Shekullin e kaluar ne kemi pasur dinarin si mjet pagese, kur ne ishim nën pushtim”, ka vijuar më tej kryeministri i Kosovës, në përballjen me Vuçiç.

Ndërkohë, presidenti serb vazhdoi propagandën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, duke u shprehur se vendimi i Bankës Qëndrore të Kosovës shënjestron drejtpërdrejt serbët për t’ua “bërë të pamundshme jetesën” e tyre në Kosovë.

“Liderët shqiptarë përdorin sundimin e ligjit vetëm sa për të dëmtuar serbët dhe kishën ortodokse serbe. Ngjarja, lëvizja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës ku lëvizja është për të ndaluar dinarin. Më pas ka vazhduar një set sulmesh duke bërë që mbijetesa e tyre në provincën jugore varet në masë të madhe nga mjetet që vijnë nga buxheti i Serbisë. Pra, është sulm ndaj popullatës serbe”, është shprehur Aleksandër Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës duke i komentuar deklaratat e presidentit serb për spastrim etnik të serbëve në Kosovë, tha se nuk është aspak e vërtetë. Sipas tij, Serbia me qëllim po hap frikë që të krijojë atmosferë ku nuk do pranohej marrëveshja me Kosovën.

“Vitin e kaluar Komiteti i Helsinkit, është shprehur në detaje se si Serbia përhap frikë me rrezikim e rrejshëm të serbëve në Kosovë  për ta radikalizuar shoqërinë dhe për të krijuar atmosferë toksike ku marrëveshja me Kosovën do të refuzohej”, është shprehur Albin Kurti, duke shtuar se pretendimet që serbët po ikin nga Kosova për shkak të persekutimit nuk janë të vërteta.

Lexo edhe: Përballja në Këshillin e Sigurimit, Albin Kurti rrëzon propagandën e presidentit serb

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese