Hapësire reklamuese

Politikë

Vendimi për Berishën anti-kushtetues, reagon Meta: U shkelën të drejtat e deputetit

Shkruar nga Newsbomb
Vendimi për Berishën anti-kushtetues, reagon Meta: U shkelën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me miratimin e kërkesës së SPAK nga Kuvendi për arrestimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Gjatë një konference për mediat, Meta tha se vendimi i Kuvendit për Berishën është anti-kushtetues dhe se qeveria po vijon përpjekjet për asgjesimin e opozitarizmit në parlament.

Meta komentoi gjithashtu edhe votimin e ndryshimeve për ligjin e Komisoneve Hetimore sot në Kuvend. Kreu i PL-së tha se ky vendim i qeverisë tregon se mazhoranca ka frikë nga llogaridhënia.

LEXO EDHE: SKENARI/ Ngujimi në selinë e PD-së, a do të çojë në burg BKH-ja Sali Berishën?

LEXO EDHE: Heqja e imunitetit, ç’ndodh tani me Sali Berishën dhe procedurat e SPAK-ut

Ilir Meta: Vetë Berisha ka qenë i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai ka kontestuar rrugën që është ndjekur, në mbrojtje të garancive që Kushtetuta i jep deputet, jo si privilegj por si mbrojtje që i jep Kuvendit.  Të gjithë e dimë që janë aplikuar standardet e dyfishta, në rastin e Berisha, që nuk është deputet i zakonshëm, është lider i forcës kryesore opozitare.  Votimit i sotëm shënon përshkallëzim të përpjekjeve për asgjësimin opozitës vendim antikushteues që kërkon të ktheje kohën e partisë shtet. Është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe instalimin e një opozite fasadë që i bën fresk dhe shërbime këtij regjimi  Pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e kuvendit. Akt antikushtetues që synon asgjësimin e opozitarizmit, shkel një sërë të drejtash që i garanton deputetit kushtetuta dhe praktikisht e pezullon deputetin nga detyra. Ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore synojnë minimin e trans, llogaridhënien dhe parlamentarizmin.

 

Deputetët e mazhorancës miratuan sot në vetëm pak minuta kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë kësaj seance ish-kryeministri Berisha refuzoi që të flasë në Kuvend, duke lejuar kryeparlamentaren, Lindita Nikollën që të vazhdonte me rendin e ditës. Seanca plenare nisi me tensione të forta mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të Gardës.

Ashtu si nisi, ashtu dhe përfundoi pasi gjatë momentit të votimit deputetët e opozitës, kryesisht mbështetësit e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit ndezën flakadanë dhe filluan të përplasin sendet në tavolinat e tyre.

Ndonëse për shkak të moshës ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha mund të vendoset masa “arrest shtëpie”, pokurori i çështjes Arben Kraja më herët tha se Gjykatës do i drejtohen për të dyja masat “arrest shtëpie” apo “arrest me burg”, pastaj do të jetë në dorën e kësaj të fundit masa që do të vendosë ndja ish-kryeministrit.

Me 6 vota pro Këshilli i Mandateve i hapi rrugën më 18 dhjetor kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e privatizimti të ish-kompleksit Partizani. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ishte i vetmi përfaqësues nga opozita i cili bashkoi votën e tij me pjesën tjetër të anëtarëve socialistë për t’i hapur rrugën lëshimit të autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/ heqjen e lirisë së Berishës.

Sakaq, mbrëmjen e djeshme u depozituan në Kuvend edhe dy raportet e anëtarëve të Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishës. Njëri raport ishte nga mazhoranca, ndërsa raporti tjetër i deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili ishte edhe i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve. Të dy raportet e përpiluara në Këshillin e Mandateve kërkonin dhënien e autorizimit për ti hapur rrugë kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

LEXO EDHE: Kuvendi i hoqi imunitetin, Berisha: Parlament i vrimës së miut, akt anti-kushtetues!

LEXO EDHE: I hiqet imuniteti Sali Berishës, Kuvendi i hap rrugën SPAK për ta arrestuar

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese