Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E diel, 14 Gusht, 2022
spot_img

Vendimi për 8 policët që ishin të pranishëm në vrasjen e Xhuvanit, Alibeaj: Prokuroria të hetojë pse “u gjunjëzua” policia para bandës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar lidhur me masën e dhënë nga gjykata ndaj 8 policëve, të cilët ishin të pranishëm në ngjarjen e 21 prillit në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Alibeaj përshëndeti vendimin e marrë dhe inkurajoi policinë që të vijonte më tej me hetimet për të gjetur shkakun e mos-ndërhyrjes së policisë në atë ngjarje të ndodhur në vitin 2021.

albsig

Postimi i plotë i Enkelejd Alibeajt:

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike përshëndes vendimin e organit të prokurorisë për procedimin e kupolës drejtuese të Policisë së Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 21 Prill 2021.

Arrestimi i kupolës së Policisë së Shtetit në Elbasan për ngjarjen e ndodhur në Elbasan pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, demonstron edhe njëherë përfshirjen e shtetit dhe policisë së shtetit në një vepër kriminale, gjunjëzimin e Policisë përpara bandave me mbrojtje politike.

Tanimë për të disatën herë është dëshmuar se si Elbasani është kontrolluar nga bandat dhe se policia ka qenë bashkëpunëtore e tyre. Jo vetëm kaq, por hetimet kanë treguar se përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë qenë të angazhuar në blerjen e votës dhe intimidin e votuesve. E gjitha kjo me me ndihmën e Policisë apo nën hundën e saj.

Zbardhja e plotë e çështjes dhe shkaqeve të saj i shërben interesit publik dhe dhënies së drejtësisë. Mosveprimi i Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale që kryenin krime zgjedhore ka patur dhe ka prapavijë politike.

Ne inkurajojmë Prokurorinë të hetojë shkaqet e gjunjëzimit të Policisë së Shtetit përpara Bandës së Elbasanit; arsyet se pse Policia e Shtetit edhe pse në vendngjarje, me kërkesë të Partisë Demokratike, nuk veproi ndaj anëtarëve të Bandës që erdhën menjëherë pas saj; kush ishin të gjithë personat e përfshirë për llogari të Partisë Socialiste në atë ngjarje; pse u detyrua Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Prokurori i çështjes të gënjenin publikisht para zgjedhjeve dhe më pas të pranonin se trafikanti i drogës Mehmet Greca, pjesë e shtabit politik të Taulant Ballës po blinte vota; kush i detyroi dhe cila ishte arsyeja qe dy zëvendësdrejtorët e Policisë në qarkun Elbasan dhanë dëshmi të rremë?

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nxit prokurorinë për një hetim të plotë, profesional dhe të shpejtë. Përzierja e krimit me politikën dhe angazhimi i grupeve kriminale në zgjedhje nga Partia Socialiste, janë jo vetëm krim, por një njollë turpi për nje vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img