Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Vendimi në qershor, kryeministri belg jep lajmin e mirë për çeljen e negociatave me BE

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Michel:

E para është kjo vendosmëri për të punuar së bashku, për të konsoliduar marrëdhëniet në të gjitha fushat. Të punojmë për të forcuar bashkëpunimin dhe për të ushqyer këtë miqësi diplomatike që na bashkon.

Kemi patur rastin të përmendim një sfidë të përbashkët. Çështja e emigracionit. Dua të vlerësoj punën që është bërë. Belgjika e konsideron Shqipërinë si një vend të sigurtë dhe është koha të punojmë së bashku për të ndaluar emigrimin ilegal.

Forcimi i dinamizmit ekonomik, investimet, menaxhimi i çështjeve të emigracionit, por kjo e ardhme kalon edhe nga marrëdhëniet tona me vendet e Ballkanit. Dua të përgëzoj përpjekjet e rëndësishme të ndërmarra nga qeveria Rama, nuk janë të lehta për të ndërtuar dhe zhvilluar një kapacitet përafrimi me BE.

Pak ditë më parë u dha një rekomandim pa kushte dhe në javët e ardhshme do ketë diskutime të nivelit të lartë. Në një samit që do jetë në Sofje. Do të merret një vendim në muajin qershor që do të jetë shumë i rëndësishëm.

Nuk mund të them një vendim zyrtar, por Belgjika do të shprehet në muajin qershor, por me shumë qartësi unë them se ne dëshirojmë të zhvillojmë përpjekjet e afrimit të Ballkanit me BE dhe me Shqipërinë. Të marrim parasysh përgjegjësitë, si zbatimi i refomave. Faleminderit për këtë takim shumë të hapur. Jam i bindur për ndershmërinë e vendit tim për të marrë parasysh përpjekjet që janë bërë, që ky përafrim mos të jetë një afrim fasade.

Vizita ime sot në Shqipëri nuk është një rastësi, e pranova me kënaqësi ftesën që më është bërë sigurisht për të dhënë një sinjal nga Bashkimi Europian. Fillimi i një procesi anëtarësimi është vetëm një pikë që duhet të konkretizohet hap pas hapi. Nuk mund ta vë qerren përpara kaut. Është mbledhja, pastaj kjo pikë do vendoset në rend dite dhe në atë moment do të komunikoj vendimin e Belgjikës. Do të kemi rastin të vazdhoj regullisht këtë dialog me kryeministrin se unë bëj pjesë të ata që besoj se duhen njohur.

Më shumë




spot_img








spot_img