Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VENDIMI: Klodian Duro përndiqte ish bashkëshorten, e kapi për fyti edhe në punë

Shkruar nga Newsbomb
VENDIMI: Klodian Duro përndiqte ish bashkëshorten, e kapi për
Skualifikimi i Klodian Duros nga Big Brother VIP është kryefjalë e çdo medie në vend. Ish futbollisti i Kombëtares u dënua me largim nga shtëpia më e famshme në Shqipëri pas deklaratës së bërë: “Unë kur kam rrahur gruan, e di si më dukeni ju të tjerët?” Promovimi i dhunës dhe antivlerave në një televizion Kombëtar padyshim nuk mund të ketë hapësirë. Klodian Duro është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij. Newsbomb.al ka zbardhur të gjithë vendimin e organit ligjzbatues në kryeqytet, ku gjyqtar ka qenë Arben Mickaj. Duro është dënuar me 6 muaj, por prej gjykimit të shkurtuar ku zbritet 1/3 e dënimit, duke u konvertuar në 4 muaj burg. Kjo masë dënimi është shlyer gjatë masës së sigurisë, ku ai ka qenë në Arrest Shtëpie. Në fashikujt e Gjykatës së Tiranës vërehen faktet që kanë çuar në dhënien e këtij vendimi. Ish bashkëshortja e Klodian Duros ka njoftuar policinë në datën 24 mars të vitit 2020 pasi ndihej e kërcënuar. Ai ka shkuar në banesën e Dorinës (Ish bashkëshortja), ku ka kërkuar të hapë derën me forcë. E gjendur në këtë situatë ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Duro. Por çfarë ka ndodhur mes tyre? Në faktet e zbardhura në vendimin e gjykatës, tregohet se Klodian Duro nuk e pranonte ndarjen nga ish bashkëshortja, edhe pse ishte bërë “De Juro” në 27 janar të vitit 2020. Dorina bashkë me vajzën kishin marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës 1 vit më përpara. Megjithatë Klodiani nuk hiqte dorë dhe kishte filluar ta përndiqte ish bashkëshorten e tij. Siç tregon Dorina para oficerit të Policisë Gjyqësore, ai e shqetësonte gjatë gjithë kohës, si në punë, ashtu edhe kur dilte me shoqërinë. Qëndronte i fshehur dhe duke i dalë përpara dhe për këtë shkak thotë ajo ka nisur proceduren për divorc që është dhënë nga Gjykata në 27 janar të vitit 2020. Kallëzimi në polici dhe dhuna e ushtruar në ambientet e punës Dorina, gjithashtu ka treguar se Klodiani i shkonte në shtëpi thuajse çdo natë duke e bezdisur e shantazhuar. Kjo situatë kishte shkaktuar stres dhe ankth edhe te vajza e tyre. Dhunë psikologjike sistematike, ndërsa fizike ka kulmuar pikërisht në ambientet e punës. Në datën 5 mars të vitit 2020, Duro ka shkuar në punën e saj, ku kanë nisur të debatojnë me tone të ashpra. Në debat e sipër, ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë. Për këtë ngjarje, Dorina shprehet se ekzistojnë edhe pamje filmike që janë vënë në dispozicion të policisë gjyqësore. “Për sa i përket dhunës fizike ajo (Dorina) shton se në një rast me datë 05.03.2020, kur Klodiani ka shkuar në punën e aj dhe kanë nisur të debatojnë, në debat e sipër ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë. Për këtë ngjarje, thotë e dëmtuara, ka edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë së punës të cilat i ka vendosur në dispozicion të policisë gjyqësore”, thuhet në fashikullin e vendimit të Gjykatës së Tiranës. Vendimi i Gjykatës së Tiranës në datën 27 korrik 2020: Të gjendur përballë fakteve dhe provave, Gjykata e Tiranës ka vendosur: - Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Duro, për kryerjen e veprës penale të “ Dhunë në familje” dhe në bazë të nenit 130/a/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 4(katër) muaj burgim. - Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Duro, për kryerjen e veprës penale të “Veprime ne kundershtim me vendimin e gjykatës” dhe në bazë të nenit 321/2 të Kodit Penal dënimin e tij me 6(gjashte) muaj burgim. - Në bazë të nenit 55 të K. Penal, në bashkim të dënimeve, caktimin e një dënimi të vetëm për të pandehurin Klodian Duro me 6 (gjashtë) muaj burgim. - Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e një të tretës së dënimit, duke e dënuar të pandehurin Klodian Duro perfundimisht me 4 (kater) muaj burgim.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për dënimin e Klodian Duros by Newsbomb Albania on Scribd

   

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese