Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.
Xhaçka thotë se ky është një lajm i mirë për Aleancën dhe sigurinë tonë kombëtare, teksa thekson se Shqipëria do të përshpejtojë procedurat që anëtarësimi i Suedisë të kryhet sa më shpejt në kohë.
“Vendimi i Suedisë për të kërkuar anëtarësimin në NATO është një lajm i mirë për Aleancën dhe për sigurinë tonë kolektive. Shqipëria e mirëpret këtë vendim dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përshpejtuar procedurat”, shkruan Xhaçka.