Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vendimi i Strasburgut për 21 Janarin, Rama: Prokuroria e Tiranës është tallur

Shkruar nga Newsbomb
Vendimi i Strasburgut për 21 Janarin, Rama: Prokuroria e Tiranës

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të premte ka dalë në një konferencë për shtyp me mediet.

Nga ambientet e Kryeministrisë kreu i qeverisë e nisi fjalën e tij duke folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Strasburgut, për 21 Janarin, të cilët i vunë “ vulën”  vrasjes së një prej protestuesve, Aleks Nikës, duke thënë se ai u vra nga armët e shtetit.

Rama tha se Prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje me Kushtetutën dhe ligjin, si dhe dhimbjen e familjarëve të viktimës, ndërsa orientoi drejtësinë e re që të reagojë sa më parë.

Sipas tij ky është një krim shtetëror, që sado të vonojë e vërteta do të zbardhet.

“Është shumë e qartë se autoritetet ezkekutive më të larta të vendit kanë penguar në mënyrën më brutale, kriminale, drejtësinë që të reagojë dhe të veprojë në kohë reale për të nisur zbardhjen e këtij krimi. Unë e kam bindje të palëkundur edhe sot që nuk ka asnjë forcë që mund ta pengojë zbardhjen përfundimtare të krimit shtetëror të 21 janarit, por sigurisht mund të vonohet.

Mund të vazhdojë të vonohet. E për këtë arsye jam këtu duke i shprehur këto konsiderata sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme për moralin e sistemit të drejtësisë, reformën në drejtësi, insitucioneve të reja të drejtësisë që të mos vazhdojë kalvari i familjeve të viktimave të mos vazhdojë të rrijë pezull e gjithë shoqëria për shkak të këtij krimi dhe të mos vazhdojë tërheqja e mos këputja e vonesës së qëllimshme dhe cinike përballë domosdoshmërisë së bërjes deri në fund drejtësi për 21 janarin”, tha kryeministri Rama.

LEXO EDHE: Gjykata e Strasburgut i vë vulën: Aleks Nika u vra nga armët e shtetit më 21 Janar!

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

E katër qytetarëve të vrarë nga shteti nga dritaret dhe gardhi i kësaj ghodine në 21 janar. Dhe është për të ardhur keq që ndërkohë që Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg ka nxjerrë një vendim shumë domethënës, shumë kuptimplotë shumë të qartë, lidhur me një krim shtetëror që prej më shumë se 1 dekade është mbuluar nga pluhuri i jo vetëm harresës,por edhe i pabesisë së instiucioneve të drejtësisë reagimi i përgjithshëm nga debatit publik dhe mbi të gjithë i zëdhënësve të opinionin publik, pra i mediave, ka qenë fare i zbehtë.

Por, unë nuk jam këtu për të kritikuar mediat, por jam këtu për të risjellë në vëmendje peshën e jashtëzakonshme të këtij vendimi të gjykatës europiane mbi jetën shqoërore të vendit tonë. E kam thënë qysh në krye të herët që krime shtetërore si ai i 21 janarit historia mëson se vonojnë shumë për tu zbardhur, por nuk mbeten kurre pa u zbardhur dhe ne ndërkohë që prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje me Kushtetutën me ligjin dhe natyrisht pastaj edhe me dhimbjen dhe të drejtën e familjarëve të viktimave në radhë të parë por edhe të gjithë shoqërisë për të njohur deri në fund të vërtetën dhe e ka trajtuar si një leckë një provë të re të dalë para disa muajsh është koha që drejtësia e re të reagojë pasi ne ndërkohë qysh se ky krim ka marrë rrugët e Prokurorive dhe gjykatave të vendit, ka ndryshuar stuktura e sistemit të drejtësisë dhe personalitetet apo profilet e zyrtarëve të lartë hetohen nga një tjetër strukturë.

Leximi i vendimit të gjykatës është si të lexosh një rrëfim të stërpërsëritur prej nesh në vite. Dhe vendosja e gishtit drejt për drejt te autoritetet ekzekutive të kohës është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Jo vetëm për krimin e vrasjes që ka mbetur pa autor, sepse vrasja nuk ka nisur nga tërheqja e këmbëzës së automatikut por nga urdhëri i cili ka ardhur nga maja, por nga ana tjetër gjykata nënvizon, vë gishtin edhe te krimi i pengimit të drejtësisë. Është shumë e qartë se autoritetet ezkekutive më të larta të vendit kanë penguar në mënyrën më brutale, kriminale, drejtësinë që të reagojë dhe të veprojë në kohë reale për të nisur zbardhjen e këtij krimi. Unë e kam bindje të palëkundur edhe sot që nuk ka asnjë forcë që mund ta pengojë zbardhjen përfundimtare të krimit shtetëror të 21 janarit, por sigurisht mund të vonohet. Mund të vazhdojë të vonohet. E për këtë arsye jam këtu duke i shprehur këto konsiderata sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme për moralin e sistemit të drejtësisë, reformën në drejtësi, insitucioneve të reja të drejtësisë që të mos vazhdojë kalvari i familjeve të viktimave të mos vazhdojë të rrijë pezull e gjithë shoqëria për shkak të këtij krimi dhe të mos vazhdojë tërheqja e mos këputja e vonesës së qëllimshme dhe cinike përballë domosdoshmërisë së bërjes deri në fund drejtësi për 21 janarin.

Përballë 21 janarit dhe dhe krimit shtëror të 21 janarit të gjitha të tjerat kanë rëndësinë e tyre por janë shumë herë më kam në mundësinë për të peshuar në vendosjen e plotë të të gjithë themelit të drejtësisë, i cili sapo ka nisur të ndërtohet. Nëse 21 janari mbetet në ajër atëhere edhe themeli i ri i drejtësisë nuk e mban dot të gjithë peshën e jashtëzakonshem të misionit që ka drejtësia në një vend demokratik. Në një vend ku askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk mund ta ushtrojë pushtetin e përkohshëm për të ti marrë jetë njerëzish të pafajshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese