Hapësire reklamuese

Politikë

Vendimi i qeverisë për truallin e “Teatrit”, Veliaj nga Tokio: Në pronësi të bashkisë kalon vetëm trualli, nuk bie ndesh me vendimin e “Kushtetueses”

Shkruar nga Newsbomb
Vendimi i qeverisë për truallin e “Teatrit”, Veliaj nga

Ditën e djeshme Këshilli i Ministrave mori vendimin për kalimin e truallit të “Teatrit Kombëtar” në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një lidhje “live” nga Tokio për Neës 24 u shpreh se ky vendim nuk bie ndesh me vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese disa ditë më parë.

Sipas tij, në pronësi të Bashkisë së Tiranës ka klaura vetëm trualli, teksa shtoi se tashmë bashkia do të vijojë procedurat për ndërtimin e teatrit të ri.

“Është reflektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta bërë siç duhet VKM-në e Teatrit duke qenë se teatri i vjetër fizikisht nuk ekziston është vetëm trualli ai që kalon dhe jo trualli me një ndërtesë që tani nuk ekziston më. Është korrektuar sipas Gjykatës Kushtetuese kalimi i pronës tek Bashkia e Tiranës që na mundëson të vazhdojmë me procedurat për ndërtimin e Teatrit. Nuk bien ndesh me njëra-tjetrën vendimet e qeverisë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Meqë jemi në Tokio ajo që kam kuptuar në vende të tilla është që kombet ecin përpara kur nuk bllokohen projektet e mëdha.

Stadiumi këtu nuk është aq ndryshëm apo më i madh dhe më i bukur se Arena Kombëtare. Diferenca është që ne i bëjmë ndryshimet me shumë dhimbje. Stadiume si ky bëjmë dhe ne, e kemi bërë në Tiranë”, tha Veliaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll