Vendimi i parë i një kryebashkiaku të majtë, ul çmimin e transportit urban

Publikuar tek: bota, më 17:32 10-05-2016 Vendimi i parë i një kryebashkiaku të majtë, ul çmimin e transportit urban

Sapo është zgjedhur kryebashkiak i Londrës dhe Sadiq Khan ka marrë vendimin e parë që do u vijë në ndihmë me mijëra londinezëve.

Khan do të prezantojë tarifën e re të transportit urban e quajtur ndryshe “Hopper”, e cila do u mundësojë kryeqytetasve të bëjnë dy udhëtime me autobus me çmimin e njërit në harkun kohor të një 1 ore. “Hopper” ishte pjesë e fushatës së Khan dhe parashikohet se do u kursejë qytetarëve 1.50 paund në ditë.

Sadiq Khan është një politikan i majtë dhe përveç karrierës së tij politike, ai tërhoqi vëmendjen botërore për shkak se është kryebashkiaku i parë mysliman që drejton Londrën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ushtarët turq vrasin në kufi refugjatët sirianë (Video)
Siriani me origjinë shqiptare i cili flet pesë gjuhë, mbijeton duke mbledhur letra »
Article Logic
Execution time: 0.0123291015625
array(1) { ["section"]=> string(79) "vendimi-i-pare-i-nje-kryebashkiaku-te-majte-ul-cmimin-e-transportit-urban-40058" }