Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Vendimi i papritur i Metës, Manjani jep sqarime për situatën: Nga shkarkimi i Presidentit, te ngritja e Gjykatës Kushtetuese (Ç’mund të ndodhë)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

19c38d68e2d1d963b5440586fd05c613

Vendimi i Presidentit Ilir Meta për të anulluar datën e zgjedhjeve ka përmbysur situatën politike në vend.

Ky vendim është pritur si ‘fitore’ nga opozita, ndërsa kryeministri Rama e ka pritur mjaft ashpër, madje insiston se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen. Nga ana tjetër, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se vendimi i Presidentit ishte i duhuri.

“E sforcuar por gjëja e duhur, ishte zgjidhja që dha më në fund Presidenti i Republikës.

Ka ndodhur dhe më parë ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve, por në kuadër të një proçesi politik. Ndaj them “e sforcuar”.

Por absolutisht gjëja e duhur. Nuk mund të zbatohej një dekret për mbajtje zgjedhjesh, pa zgjedhje.

Nga ana tjetër, Presidenti është përfaqësues i unitetit të popullit dhe smund të lejojë që ngjarjet e dekretuara prej tij të çojnë në përçarje.

Tani është momenti të fillojnë konsultimet për një datë të re. Shpresoj që këto konsultime të prodhojnë dhe dialogun e munguar.

Deklaratat e tjera kërcënuese të tipit që “ne do i bëjmë zgjedhjet edhe pa dekret”, shpresoj të jenë ende të nxituara…. Ende më ngjajnë si thirrja që ju bëri policëve në 2017 hiqini kapelet e bëni fushatë për PS…

Shpresoj vërtetë të jenë të nxituara për konsum militantësh…

Ende nuk e mendoj dot Kryeministrin si Puçist…”, shkruan Manjani.

Më tej ai sqaron në Facebook se ku e bazon Kreu i Shtetit ç’dekretimin e zgjedhjeve, duke sjellë dy precedentë nga e kaluara, një në 2007 nga ish-presidenti Alfred Moisiu dhe një në 2017 nga ish-presidenti Bujar Nishani.

“Pyetja se ‘cili është neni që bazohet ç’dekretimi i zgjedhjeve për të caktuar një darë tjetër’, ka këtë përgjigje:

“Tek i njëjti nen ku janë bazuar Presidentët e mëparshëm Moisiu (2007) dhe Nishani (2017), të cilët zyrtarisht kanë bërë të njëjtën gjë”, shkruan ai.

maaa.jpg

 

Po ashtu ish-ministri sjell edhe përgjigjen e Kushtetutës për këtë rast.

“Ja dhe përgjigja e pyetjes si shkarkohet Presidenti i Republikës dhe në ç’raste.

Ky është neni 90.2 dhe 3 i Kushtetutës”, shkruan Manjani.”Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të anëtarëve të tij.

Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”, thuhet në Kushtetutë.

62160114_678348355942941_7445972470776987648_o.jpg

Më tej Manjani jep edhe detaje p[ër sa i përket ngritjes së gjykatës Kushtetuese.

Ja dhe përgjigja e pyetjes ‘a mund të krijohet të hënën Gjykata Kushtetuese’?

kushtetuta-manjani-2.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img