Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vendimi i Metës, Manja: Nuk ndalemi përpara asnjë çmendurie!

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka komentuar vendimin e presidentit Meta për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve.

 

Sipas tij ky vendim i presidentit është një çmenduri. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Manja shkruan se zgjedhjet do të bëhen.

Statusi i plotë:

Kemi treguar dhe vazhdojmë të tregojmë se nuk ndalemi përpara asnjë çmëndurie!

Jemi çdo ditë dhe më të vendosur për atë se cfarë kërkojmë nga vetja dhe besojmë se përgjigjen e çdo qytetari do ta marrim në datën 30 qershor!

Nuk ka më kohë për tu kthyer pas!

Tashmë është koha për të ndërtuar të ardhmen për familjet tona.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.