Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Vendimi i Kushtetueses për votimin e emigrantëve, reagon grupi i Alibeajt: Një fitore e madhe për votën e lirë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Grupi i Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me urdhrin që i ka dhënë Kuvendit, për plotësimin e kuadrit ligjor në lidhje me votën e emigrantëve.

Me anë të një deklarate PD thoët se ky vendi është një fitore e madhe për shqiptarët dhe votën e lirë në Shqipëri.  Sipas tyre ky vendim është një grusht për zgjedhjet e 2021-it që i cilësojnë antikushtetuese.

Deklarata e plotë e PD:

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e votës së emigrantëve, është një fitore e madhe për shqiptarët dhe votën e lirë në Shqipëri

Njëkohësisht, ky vendim është një grusht për zgjedhjet e vitit 2021, të cilat me plot gojën mund të quhen antikushtetuese.

Për Partinë Demokratike, ky vendim është dëshmi e asaj që kemi thënë në krye të herës, se mohimi i të drejtës së votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, është cenim i të drejtës kushtetuese të votës.

Gjithashtu ky vendim është dëshmi tashmë Kushtetuese, që zgjedhjet e shkuara janë një pasqyrim jo real i votës dhe rrjedhimisht janë zgjedhje të cilësuara tashmë zyrtarisht #antikushtetuese.

PD e përshëndet këtë vendim dhe ofron të gjithë gatishmërinë e saj për të mundësuar që në zgjedhjet e ardhshme të drejtën e votës së mohuar për emigrantët shqiptarë. Ne jemi të angazhuar maksimalisht që në Reformën e re Zgjedhore të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

PD ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë parti e votës së lirë, për çdo shqiptar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë vetë Alibeaj ka deklaruar se shqiptarët kudo që ndodhen kanë të drejtë dhe përgjegjësi të përcaktojnë qeverisjen që ata duan.

“Ne jemi gati menjeherë të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

Shqiptarët kudo ku janë kanë të drejtë, por dhe përgjegjësi të përcaktojnë qeverisjen që ata duan!Edi Rama mund t’i dëbojë nga vendi përkohësisht, por PD do të bëjë cdo gjë që Shqipëria të jetë vendi ku shqiptarët të duan të jetojnë dhe të kthehen”, shkruan Alibeaj.

Lexo edhe: Emigrantët u futën në karantinë për zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon shtetin, urdhëron Kuvendin të plotësojë ligjin

Më shumë


spot_img









spot_img