Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Vendimi i “Kushtetueses” për Teatrin Kombëtar, Erion Veliaj ironizon Bashën: Na ka dhuruar një teatër shumë ngazëllyes, gjatë fushatës nuk mbaronin gafat dhe “meme-t”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur ditën e sotme për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, ku nuk kurseu as ironitë për kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai tha se Basha ka dhuruar një teatër shumë ngazëllyes, sidomos në fushatën elektorale, ku gafat dhe memet ishin të pafundme.

“Opozita është një teatër më vete, vërtet s’kemi pas teatrit po Lulzim Basha na ka dhuruar një teatër shumë ngazëllyes, fushata ishte një gallatë e pafundme, mezi po prisja të mbaronte , nuk po mbaronin gafat dhe memet, dhe kjo është pjesë atij e atij teatri. Për të mbajtur vëmendjen larg , dielli nuk mbulohet me shoshë, kjo parti s’ka asgjë për të thënë që Sali Berisha që është pronari i vërtetë i partisë që është person “non grata” dhe është gati të merret me çdo temë, ti bashkëngjitet cdo hajvani që merr mikrofonin dhe i thotë do pushtojmë ambasadën amerikane, Soreca është agjenturë e bashkisë , këta nuk udhëheqin këta ndjekin, ose nëse Luli udhëheq , udhëheq nga prapa. Liderët udhëheqin para nuk u bashkangjiten kauzave të mitomanëve .

Prandaj Basha nuk është lider ai vetëm ndjek kauzat e kllounëve të veta. Për sa kohë që pronari i vërtetë është persona non gratta dhe kjo parti nuk ka folur për një vendim të shumë të rëndësishëm, dhe unë vetë nuk kisha folur se nuk merrem me humbësin, kalit të ngordhur nuk i gjuhet , por ky kalë i ngordhur në shtëpinë e PD nuk mund të injorohet dhe për këtë s’kanë asnjë fjalë. Unë PD e kam mundur, më hanë duart për punë të bukura, kam fituar 12 gjyqe ndaj tyre, punë është më e fortë se dhuna”, tha Veliaj.


Më shumë

spot_img
spot_img