Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar se me vendim të Këshillit të Ministrave, buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm parashikon që të rriten pagat deri në 150% për të gjithë efektivët e policisë që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit.
“Pr.buxheti që sapo miratuam sjell dy lajme të rëndësishme për Policinë e Shtetit. I pari ka të bëjë me rritjen e pagave të atyre punonjësve, që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit. Rritje që do të vijë në formën e bonusit dhe që do të çojë deri në 150% pagat e atyre punonjësve. Lajmi i dytë është rritja e konsiderueshme e investimeve që do të bëjmë në Policinë e Shtetit. Kjo do të rrisë efikasitetin e luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjshmërisë”, u shpreh ministri i Brendshëm.
Edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar se rritje të pagave do të ketë edhe për punonjësit e burgjeve dhe do të bëhet barazimi i pagave të tyre me punonjësit e Policisë së Shtetit, sipas gradave.
“Rritje e pagave për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve që është i barazuar me të policisë së shtetit, sipas gradave”, tha ministri Manja.