Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vendimi i Këshillit të Europës, Zaev: Konfirmohet fillimi i bisedimeve për anëtarësim në tetor

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka bërë të ditur se konkluzionet e Këshillit të Europës konfirmojnë fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

 

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Zaev bëri të ditur se bisedimet për anëtarësim nuk do të jenë më vonë se tetorin e këtij viti.

Postimi i plotë:

Me konkluzionet e Këshillit të ministrave në Luksemburg, fituam njohje të fuqishme dhe të pakontestueshme për arritjet tona në vitin e kaluar. Fituam konfirmim të qartë për reformat që i kemi zbatuar dhe për të gjithë rezultatet e arritura në nivel vendor, por edhe lavdërata për Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë. Ajo për ne dhe për qytetarët është shumë e rëndësishme, dhe tregon se betejat e përbashkëta nuk ishin të kota. Ne ndërkohë vazhdojmë me punë dhe reforma. Rezultati jonë është i qëndrueshëm dhe i pandalshëm. Vazhdojmë me përgatitje intensive për fillimin formal të bisedimeve deri në fund të vitit. Jemi të kënaqur prej konkluzionit të sotëm, por kjo do të thotë sukses të plotë në tetor, kur do të përfundohet me një vendim përfundimtar për nisjen e bisedimeve dhe fillimin praktik deri në fund të vitit’, tha kryeministri Zaev.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll