Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Sali Berisha Kryetar legjitim i Partisë Demokratike

Shkruar nga Newsbomb
Vendimi i Gjykatës së Lartë: Sali Berisha Kryetar legjitim i

Gjykata e Lartë vendosi paraditen e kësaj të mërkure, 27 dhjetor, të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit, ku disa muaj më parë, më 3 mars 2023, i dha vulën dhe logon e Partisë Demokratike të Shqipërisë grupimit me në krye Lulzim Bashën.

Institucioni më i lartë në vend ka rikthyer sërish për shqyrtim këtë çështje në Gjykatën e Apelit, duke theksuar se ajo ka kryer shkelje pasi nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim.

LEXO EDHE: Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, i heq vulën nga dora Lulzim Bashës

Sikurse evidenton edhe Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit e juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka kompetencën lëndore që të zgjidhë vetë ankimet e paraqitura nga palët pretenduese. Dhe në këto kushte, çështja do të shqyrtohet edhe një herë nga Apeli i Përgjithshëm, por me një trupë tjetër gjykuese.

“Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj”, thuhet nër të tjera në vendimin e Gjykatës së Lartë i bërë publik me hërët.

LEXO EDHE: Gabime proceduriale, arsyeja pse Gjykata e Lartë rrëzoi Apelin për vulën e PD

Kjo do të thotë se në fuqi është vendimi i marrë nga gjyqtari Agron Zhukri në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku ish-kryeministri Sali Berisha njihet si kryetari legjitim i Partisë Demokratike. Zhukri më 25 Mars 2022 pranoi kërkesën e Grupit të Rithemelimit për të regjistruar statutin e Partisë Demokratike, duke njohur kështu vulën dhe siglën e re të miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Më 11 Dhjetor, përpos rrëzimit të vendimeve të Lulzim Bashës u miratua edhe vendosja e referendumit dhe mbi të gjitha neni që detyron kryetarin e parisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshmë të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me trup gjykues të përbërë nga gjyqtar Agron Zhukri, me vendimin nr.3, të datës 25.03.2022, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

Depozitimin e vendimit te Kuvendit Kombëtar të PDSH duke regjistruar ndryshimet përkatëse në regjistrin e partive politike:

Vendimin nr 1, dt.11.12.2021 me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë.

Vendimin nr 2, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 3, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 4, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 5, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 6, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 7, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike”.

10 vendimet që u morën në Kuvendin Kombëtar të PD, thirrur nga Sali Berisha:

-Miratimi i Statutit të ri të Partisë

-Shkarkim i Nënkryetarëve, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe funksionarëve të tjerë të PD

-Organet qendrore të partisë, përveç Kuvendit Kombëtar, ndalohet të ushtrojnë kompetencat deri më 22 mars 2022

-Pavlefshmëri konstituimit të Kryesisë së PD, rrjedhimisht konsiderim nul të Kryesisë

-Pavlefshmëri të vendimit të Kryesisë së partisë për të thirrur Kuvendin më 18 dhjetor

-Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të PDSH për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit

-Ngritja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë me përbërje me 29 anëtarë

-Komisioni i Rithemelimit të PD, përgjegjës për organizimin dhe fillimin e proceseve referendare e zgjedhore në PD

-Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 22 mars 2022

-Votimin për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha! Thirrjen e referendumit ratifikues të shkarkimit të Bashës mës 18 dhjetor 2021 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese