Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
41 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Vendimi i CAS/ Tahiri: Kjo një fitore edhe për Serbinë (Reagimet e personaliteteve shqiptarë)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

db55a20f4c8c9386f8f1d38fe781c213

Menjëherë pas lajmit me vendimin e CAS që i dha 3 pikët  Shqipërisë në ndeshjen me Serbinë, një valë reagimesh ka nisur në rrjetet sociale. Kështu kanë shkruar kryeministri Rama, Behgjet Pacolli nga Kosova dhe Andis Harasani. Harasani është i mendimit se tani shumë persona, të paktën duhet t’i kërkojnë ndjesë kreut të FSHF-së, Dukës.

“Komplimente FSHS dhe Presidentit #Duka. Shembull profesionalizem. Shume persona duhet te pakten sot ti kerkojne ndjese”, shkruan Harasani.

“Supeeeer! Ja ç’dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!!‪#‎ForcaShqiperia”. Është ky entuziazmi dhe reagimi i Ramës pas vendimit të CAS që i dha 3-pikët Shqipërisë në ndeshjen e saj me Serbinë.

rrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

Nuk ka munguar as festa e Behgjet Pacollit i cili gjithashtu ka shkruar nga Kosova për lumturinë e ndjerë nga ky vendim.

“Fiton drejtësia, CAS i jep 3 pikët Shqipërisë! Gëzuar!!! — feeling happy”, shkruan Pacolli.

drejtesia

Andis Harasani në Twitter: Komplimente FSHS dhe Presidentit #Duka. Shembull profesionalizem. Shume persona duhet te pakten sot ti kerkojne ndjese

andis

 

Erion Veliaj : Drejtësia u vendos. Gjykata e Arbitrazhit vendosi 3 me 0 për Shqipërinë mbi dhunën e ushtruar në ndeshjen me Serbinë. Bravo!

vendos

Lindita Nikolla: Nga mbrëmja e 15 tetorit pa rënë në mllef, urrejtje, dëshpërim, por pa heshtur e duke besuar fort në drejtësi e FairPlay! ‪#‎ForcaShqipëria‬

nikolla

Mimi Kodheli: “CAS na dha 3 pikët.
Jo vetëm fituesit moralë, por edhe zyrtarë të asaj përballje. Faleminderit me zemër Berisha, Hysaj, Lila, Agolli, Mavraj, Cana, Lenjani, Kukeli, Xhaka, Abrashi, Balaj dhe De Biasi!”

mimiko

Sali Berisha: Nje fitore per t’u pershendetur, triumf i drejtesise nderkombetare!

Te dashur miq, Gjykata Nderkombetare e Arbitrazhit Sportiv beri drejtesine, i dha tre piket ekipit tone kombetar per ndeshjen e nderprere nga albanofobia ne stadiumin e Beogradit. Ky eshte nje vendim i madh per te drejten, ekipin tone kombetar dhe te gjithe shqiptaret. Urimeee!!! sb

sbbbbbbbbbb

Saimir Tahiri: Fitore 3fish, per futbollin, per kombetaren tone, fitore ndaj padrejtesise se deritanishme. Fitoi edhe skuadra Serbe, sigurisht. Fituam te gjithe.
‪#‎forcakombetarja‬‪#‎forcacuna‬

tah

 

Ilir Meta : Sigurisht që besoj se shumë prej jush kanë patur dhe atë ndjesi që unë pata sikur ishim në stadium dhe pamë se si tundej rrjeta.

Padyshim që ky vendim jo vetëm na jep një gëzim të jashtëzakonshëm por na jep një leksion nga dhimbjet që shkakton padrejtësia kur hyn në sport ashtu sic ndodhi në Beograd dhe me këtë rast do doja t’i uroja gjithë ekipin, gjithë shqiptarët kudo ku janë se të gjithë ndjehen shumë të lumtur për vendosjen e drejtësisë dhe natyrisht që do doja të uroja në mënyrë të vecantë familjarët e futbollistëve tanë se ata e kanë përjetuar më shumë dhimbjen dhe dhunën ndaj fëmijëve të tyre, pa dyshim trajnerin tonë De Biasi që besoj se ndihet më shqiptar pas 3 pikëshit dhe një urim të veçantë për FSHF-në që një pjesë e mirë mund ta kenë paragjykuar por që me shumë qetësi nuk humbi asnjëherë besimin te drejtësia dhe çoi provat e nevojshme ku fiton drejtësia në sport .

Bamir Topi: Të dashur miq, Kjo është një ditë e rëndësishme për futbollin shqiptar, një ditë e bukur për Kombëtaren tonë, dhe për të gjithë tifozët Kuq e Zi.

Vendimi i CAS-it ishte sinjal i triumfit të së vërtetës dhe i së drejtës duke treguar se këto elementë të rëndësishëm duhet të nisin së pari nga sporti.Suksese më tej Kombëtares Shqiptare!

Më shumë

spot_img
spot_img