Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vendimi i Bashkisë së Gjirokastrës që po ‘ndez’ rrjetin: 10 mijë lekë gjobë nëse ke një qen që leh shumë apo ndot duke shqetësuar te tjerët

Shkruar nga Newsbomb

Një vendim i Bashkisë së Gjirokastrës sa i takon mbajtjes së kafshëve shtëpiake ka ndezur një debat të ri në rrjet.

Sipas rregullores, pronarët do gjobiten nga 1-10 mijë lekë në rast se kanë një kafshë që shkakton zhurmë apo ndotje duke u bërë shqetësim për të tjerët.

“Të sigurojmë që në ambientet e përbashkëta në bashkëpronësi dhe hapësirat publike, kafshët, shpendët e tyre të mos paraqesin rrezik. Të vendosin maskat mbrojtëse për qentë e rracave të rrezikshme.

Të shmangin ndotjen e ambienteve të përbashkëta në bashkëpronësi dhe hapësirave publike nga kafshët dhe shpendët e tyre. Të vaksinojnë dhe kontrollojnë pranë mjekut të Klinikës veterinare kafshët dhe shpendët.

Personat, të cilët mbajnë kafshë/shpendë shtëpiake, të shoqërimit apo të luksit, në banesa individuale apo në bashkëpronësi në zona të urbanizuara, janë të detyruar të mos lejojnë që ato të kryejnë ndotje dhe të shkaktojnë zhurma, duke u bërë shqetësim për pjesëtarët e tjerë të komunitetit, thuhet ndër të tjera në rregulloren që ka ndezur debat.

Qytetarët janë të ndarë në dy pjesë: shumë e cilësojnë qesharake këtë rregullore ndërsa shumë të tjerë si një vendim qytetarie në të mirë të bashkëjetesës në komunitet.

118139462_3150103758437955_4265488897129264994_o.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll