Hapësire reklamuese

Politikë

Vendimi i Bashës për përjashtimin e deputetëve, Sula: I vetmi lider që mendon se mazhoranca mundet duke zvogëluar opozitën

Shkruar nga Newsbomb
Vendimi i Bashës për përjashtimin e deputetëve, Sula: I

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me vendimin e marrë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për përjashtimit e 11 deputetëve nga Grupit Parlamentar.

Përmes një postimi në “ Facebook”, Sula shkruan se Basha mendon se mazhoranca mundet duke e zvogëluar opozitën. Sipas deputetit ky veprim nuk tregon gjë tjetër veçse inferioritet dhe dështim të pseudo-aksionit të opozitës në terren.

“I vetmi lider që mendon se mazhoranca mundet duke u zvogeluar si opozitë.

Ajo çka ish-kryetari i Partisë Demokratike mund të bëj në këtë moment, është vetëm të shpall aneksimin e tij në këndin e gjumit, por kurrësesi të përjashtojë deputetë nga Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike.

Këto veprime nuk dëshmojnë gjë tjetër vecse inferioritet, dhe konfirmojnë dështimin e pseudo aksionit në terren.

Në shenjë hakmarrje dhe duke paramenduar dashamirësinë që ka mazhoranca ndaj tijë, kalon në akte dhe shkresa qersharake duke bërë përjashtime.

Thonë se ish-kryetari i PD ka qenë sërisht në të njëjtin vend ku kanë qenë edhe dy ministra të PS ditët e fundit. Mbase për këtë lëvizje duhet të jetë këshilluar nga ata. Por kjo dëshmonë edhe filozofinë e liderit të vetëshpallur se mazhoranca që ka blinduar pushtetet falë djegies së mandative dhe bojkotot të zgjedhjeve të 2019, mund të mundet duke u rrudhur në një grusht njerëzish. QESHARAKE!” tha Sula.

LEXO EDHE: Basha përjashtoi 11 deputetët demokratë, Bardhi: Merreni me të qeshur çdo gjë që bën ai! Kërkesa ime për kolegun

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese