Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Vendimi bombë i Metës, reagon ashpër Balla: Zgjedhjet e 30 qershorit nuk i luan as topi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ef10d45bfb765c4a790e048d92572f3a

‘Dua ta them troç se zgjedhjet e 30 qershorit nuk i luan as topi, jo më Ilir Meta’.

Kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, teksa komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, gjatë një takimi me banorët e Elbasanit.

Balla e cilësoi këtë vendim si një akt të pavlefshëm, ndërsa theksoi i bindur se më 30 qershor këtu do të zhvillohen zgjedhje normale.

‘Është e pamundur. Jurisprudenca thotë që një akt i pavlefshëm është i pazbatueshëm. Është njësoj si të shkruash një letër dhe t’ia japësh një pëllumbi me shpresën se do ta marrë Zoti dhe të të plotësojë dëshirat. Ky është edhe kati i presidentit. Ky është akti i fundit i mbylljes së një cikli që nga 2016, kur Meta ishte me ne në qeveri. Asokohe me ne ishte në qeveri por me shpirt kundërshtonte reformën në drejtësi. Prej asaj kohe ne jemi përballur me një aleancë politikanësh të korruptuar. Filloi në 2016 kur SHBA dhe BE i morën prej vesh dhe i sollën në Kuvend dhe votuan reformën në drejtësi. Në shkurt erdhi përpjekja tjetër për të shkatërruar parlamentarizmin duke dorëzuar mandatet por edhe kjo dështoi se sot në Kuvend më shumë se tre të katërtat e deputetëve të opozitës janë në parlament. Parlamenti është edhe funksional si në kuotën minimale edhe në atë maksimale. Dua ta them troç se zgjedhjet e 30 qershorit nuk i luan as topi, jo më Ilir Meta. Zgjedhjet nuk mund të lëvizin. Më 30 qershor këtu do zhvillohen zgjedhje normale’, tha Balla.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img