Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Vendimet e qeverisë, sallë e re VIP në aeroport dhe heqje vizash

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Ministrave ka zbardhur dhe vendimet e reja të qeverisë ku mes të tjerave ka disa shtesa në ceremonialet zyrtare, një sallë të re VIP në aeroportin e Rinasit, emërime në poste administrate dhe heqje vizash.

Kështu është miratuar që në listën e vendeve, shtetasit e të cilave hyjnë pa viza në Republikën e Shqipërisë të shtohen Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti.

Ndërkohë në Rinas tashmë do të ketë një sallë VIP nr.3 që mund të rezervohet nga kompani të huaja apo vendase, ambasada apo sportistë që kanë fituar medalje në aktivitetet kombëtare apo ndërkombëtare.

U miratua gjithashtu dhe rregullorja e funksionimit të Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar si dhe emërimi i Aleksandër Lipivani si drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Gjithashtu qeveria ka vendosur që OSHEE të kalojë në një godinë tashmë të re në bulevardin “Gjergj Fishta”, institucion që ka nisur reformimin nën kreun e ri, Ardian Çela. 


Më shumë