Hapësire reklamuese

Politikë

Vendimet e qeverisë, Kushi: Në shkollë s’do kenë të drejtë të punësohen njerëz me precedentë penalë

Shkruar nga Newsbomb
Vendimet e qeverisë, Kushi: Në shkollë s’do kenë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka folur për vendimet që janë marrë në Këshilin e Ministrave.

Kushi tha se është marrë vendim që persona me vepër penale ndaj të miturve apo institucionit Arsimor nuk do të kenë të drejtë asnjëherë të punësohen në Arsim.

Po ashtu ministrja tha se nisur nga kërkesa e prindërve fëmijët do kenë mundësi të futen në shkollë në moshë mnë të vogël se 6 vjeç, me kusht që deri në dhjetor të mbush 6 vjeç.

“Ligji ofron më shumë siguri për nxënësit duke bërë që në shkollat e institucionet arsimore të mos punësohen persona me precedentë penalë. Na u desh të ndërhynim në ligj sepse edhe personat që janë rehabilituar nuk do të kenë të drejtë të punësohen në këto institucione.

Një tjetër ligj ka të bëjë me regjistrimin e fëijëve para se të mbushin 6 vjeç, me kushtin që deri në dhjetor të mbushin 6 vjeç” tha Kushi ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll