Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Vendimet e mbledhjes së sotme të KQZ, zëvendësohen materialet zgjedhore në Shkodër dhe ndryshon vendndodhja e disa Qendrave të Votimit

spot_img

Lajme të ngjashëm

141cbd27d831f8a1e744e5dc8637f373

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), gjatë mbledhjes së saj të sotme shqyrtoi disa projektvendime.

Në rendin e ditës, pasi vendosën të akreditonin vëzhgues afatshkurtër nga Ambasada e Kosovës, KQZ vendosi që të nxjerrë jashtë përdorimit materialet zgjedhore të qendrave të votimit në Qarkun Shkodër dhe zëvendësimin e tyre me materiale zgjedhore të nevojshme.

Gjithashtu një nga vendimet e tjera kryesore që u vendos nga mbledhja e sotme e KQZ-së, ishte edhe ndryshimi i vendodhjes së disa Qendrave të Votimit në të gjithë vendin.

Vendimet e KQZ-së në mbledhjen e sotme:

1.“Për miratimin e një vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës të Kosovës, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Ambasadës së Kosovës, për akreditimin e një vëzhguesi afatshkurtër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

2.“Për nxjerrjen jashtë përdorimit të materialeve zgjedhore (fletë votimi ,vula, kuti votimi, kode siguri) të qendrave të votimit në KZAZ nr.6, Qarku Shkodër dhe zëvendësimin e tyre me materialet zgjedhore të nevojshme”.  KQZ vendosi të nxjerrë jashtë përdorimit fletët e votimit për kryetar dhe kandidat për këshillin e bashkisë Vau i Dejës, dhe të prodhojë e pajisë KZAZ-në nr. 6 me 39.527 fletë votimi për kandidatët për kryetar dhe 39.527 fletë votimi për kandidatët për këshillin e bashkisë Vau i Dejës. Gjithashtu KQZ vendosi të nxirren jashtë përdorimit vulat e KQZ-ve dhe të zëvëndësohen ato me vulat rezervë. Të nxirren jashtë përdorimit vulat e kryetarëve të 53 KQV-ve të KZAZ-së nr. 06, dhe të prodhoje e pajisë KZAZ-në nr. 6 me 53 vula për kryetarët e KQV-ve. KQZ vendosi të dërgojë në KZAZ-në nr. 6, 106 kuti votimi dhe kuti të materialeve zgjedhore së bashku me kodet e sigurisë përkatëse.  KQZ vendosi të dërgojë në KAZ-nr. 6, Qarku Shkodër, të gjithë materialet e tjera zgjedhore të parashikuara nga neni 99 i Kodit Zgjedhor.

3.“Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

4.“Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarve të KZAZ, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 1019”.

5.“Për shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e vendit të numërimit të votave të ZAZ-së nr.44, Qarku Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.​

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img