Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Vendim i papritur, moderatorja e njohur largohet nga “Portokalli-a”: Shihemi së shpejti…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

00674adf78cbd5c1d34176bdfa4b7c0f

Moderatorja e programit të “Portokalli”, Eneda Tarifa ka deklaruar se do t’i japë “lamtumirën” një herë e përgjithmonë spektaklit të humorit “Portokalli”.

Ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram, moderatorja ka treguar se do të “sjellë në jetë” projektet e saj, por nuk ka dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Pas mbylljes së sezonit të fundit në “Portokalli”, Eneda është shprehur se tashmë do të vazhdojë të jap kontributin e saj artistik për këtë vend pa u “shitur” dhe pa u “blerë” nga askush.

“Të dashurit e mi, miq real e virtual, më duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im me spektaklin “Portokalli” përfundon këtu. U riktheva me mall në atë skenë kur m’u propozua nga drejtuesit dhe në një farë mënyre “E nxora mallin…” kur i thonë një fjale.

Por është momenti që të sjell në jetë projektet e mia pa më “shitur” dhe pa më “blerë” dikush (sikurse shkruhet në disa portale) dhe vazhdoj të jap kontributin tim artistik për këtë vend. Do komunikoj me ju vetëm në profilet e mia zyrtare në rrjete sociale dhe në kanalin tim në YouTube. Shihemi së shpejti… Faleminderit që jeni gjithmonë me mua dhe më keni mbështetur. Ju dua të gjithëve”, ka thënë Eneda.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img