Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

“Vendim i pa ligjshëm”, u shkarkua nga Vjosa Osmani, reagon ish-kryetarja e KQZ-së: Beteja e radhës fillon tani

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konferencë për media pas shkarkimit të saj nga presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se presidentja ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e dhënë për shkarkimin e saj.

Daka e konsideroi këtë vendim si jo kushtetues, teksa bëri me dije se për këtë rast do t’i drejtohet gjykatës,  pasi sipas saj kjo është beteja e radhës për drejtësi.

Gjithashtu, ajo shtoi se ky vendim pritej pasi më herët Osmani i kishte kërkuar që të jepte dorëheqjen në këmbin të falenderimit publik.

“Deklaroj më përgjegjësi së kam qenë e përgjegjshme dhe kam veprua me integritet të lartë. Unë nuk jam dorëzuar asnjëherë nga presionet. Sot KQZ është shembull për shumë shtete të Ballkanit. Ky sukses nuk është i imi personal por i punës së përbashkët.Unë jam krenare që kemi punuar së bashku por kaq kohë. Gjatë 11 viteve në KQZ kam punuar me katër presidentë, dhe asnjëherë nuk ka pasur dyshime për integritetin tim personal dhe profesional.

Dua t’ju them se karriera ime është e lidhur ngushtë me betejat për drejtësi dhe ju them se kjo do të jetë beteja ime e radhës. Ky vendim i bërë publik pasditen e së hënës shihet qartë se ishte përgatitur më herët, këtë e dëshmon edhe fakti i emërimit të kryetarit të ri të KQZ brenda pak minutave. Publikimit të këtij vendimi i ka paraprirë takim ku ajo më kërkoi të jap dorëheqje në mënyrë të vullnetshme dhe në këmbim do të pranoj falënderime publike për punën e deritashme dhe më premtoi vazhdim të bashkëpunimit në të ardhshmen. I kam thënë se e kam përmbushur detyrën time sipas Kushtetutës”, ka thënë Daka.

Ish-kryetarja e KQZ-së ka thënë se kërcënimet publike të presidentes Vjosa Osmani kanë nisur që prej muajit  janar të vitit 2021.

“Kërcënimet publike të Presidentes Osmani kanë nisur që nga janari i vitit 2021, në kohën kur unë si Kryetare dhe shumica e anëtarëve të KQZ-së, edhe përkundër presionit të madh, ishim në mbrojtje të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar kandidimin për deputetë të personave të shpallur fajtor për vepër penale, në tri vitet e fundit, me vendim përfundimtar të gjykatës. Vetëm një ditë pas vendimit të KQZ-së për moscertifikim të këtyre personave, më 23 janar, UD e Presidentes së Kosovës, përmes një video-mesazhi kishte kërcënuar publikisht me shkarkim anëtarët e KQZ-së. Ndonëse do të duhej të ishte në krye të detyrës për mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe të inkurajonte KQZ-në për të zbatuar Kushtetutën dhe Ligjin, ajo po i kërkonte KQZ-së të mos respektonte Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, shton ajo.

Më shumë

spot_img
spot_img