Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Vendim i keq’, ‘miku’ i Shqipërisë dhe Kosovës kundër refuzimit të hapjes së negociatave

Shkruar nga Newsbomb
Ish-presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiç në Presidencë gjatë dekorimit nga presidenti Ilir Meta me 'Dekoratën e Flamurit Kombëtar'

Ish-presidenti dhe politikani kroat Stjepan Mesiç e quajti ‘’vendim të keq’’ refuzimin e KE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e 17-18 tetorit.

Në një intervistë për ‘’Kosova Press’’, shtetari i Kroacisë gjykon se përfshirja e Ballkanit Perëndimor (pjesë e Europës Juglindore) do të forconte BE-në.

‘’Unë mendoj se ky është një vendim i keq i BE-së, sepse vetëm Evropa e bashkuar mund të jetë një faktor serioz në botë. Në mënyrë që Evropa të jetë një faktor i tillë, Evropa Juglindore duhet të hyjë sa më parë në BE’’, dha mendimin e tij për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut Stjepan Mesiç.

Ai nuk la mënjanë as çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Mesiç refuzoi kategorikisht shkëmbimin e kufijve midis dy vendeve. Sipas tij, Serbia do ta ketë tepër të vështirë të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Ish-presidenti kroat në vitet 2000-2010 kërkon që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

‘’Gjithmonë kam qenë kundër ndryshimit të kufijve, duhet të hapim kufijtë e të bashkëpunojmë dhe jo të shkëmbejmë territore. Për shkak të çështjeve të brendshëm, Serbia do të ketë vështirësi të marrë një vendim të shpejtë për njohjen e Kosovës. Ajo që duhet të bëhet shumë shpejt, është hapja e kufijve për qytetarët e Kosovës, që ata të udhëtojnë, t’i shkëmbejnë idetë dhe kapitalin e tyre dhe për ti bërë ato të duken si kufij evropian”,përfundon Stjepan Mesiç.


Mesiç ka mbështetut vazhdimisht integrimin e Shqipërisë në BE dhe NATO si dhe pavarësinë e Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese