Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Vendi po digjet, Kreu i Emergjencave Haki Çako: Në Vlorë situata është më e rëndë. Disa njerëz djegin shkurre dhe flakët dalin jashtë kontrollit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vendi ynë prej ditësh është përfshirë nga flakët, nga veriu në jug të vendit.

Në një intervistë për News24 ka folur Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili tha se në Vlorë situata është më serioze.

Ai deklaroi se të gjitha strukturat janë në gatishmëri dhe po punojnë për vënien e situatës nën kontroll, ndërkohë që po na ndihmojnë dhe fqinjët. Lidhur me shkakun e zjarreve, Çako tha se ka disa, si nga temperatura e lartë, por edhe nga pakujdesia e njerëzve.

Haki Çako: Gjithë Ballkani është përfshirë nga temperaturat shumë të larta, të ardhura nga Afrika. Janë disa qarqe me problematika. Vlora, Fieri, Gjirokastra dhe Berati, por Vlora është më serioze, në Karaburun mbi fshatin Dukat. Strukturat janë të gjitha të mobilizuara. Po punohet intensivisht, është një punë e vështirë. Në vend deri më tani nuk ka pasur dëme serioze në banesa apo jetë të humbura. Bilanci paraprak është operativ, sipërfaqe të konsiderueshme të Karaburunit. Në vijimësi do bëhet një vlerësim i plotë. Jemi në kontakt me partnerët tanë për të na mbështetur pasi kërkohet ndonjë ndihmë më e madhe kryesisht nga ajri. Në orën 21:00 do të ketë një mbledhje të shtabit të Emergjencave Civile ku do të ketë dhe vlerësim të situatës. Janë një sërë faktorësh që ndikojnë, disa të qëllimshme dhe disa prej temperaturave të larta. Njerëzit djegin shkurret dhe situata u del nga kontrolli dhe merr përmasa të mëdha.  

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img