Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Vendi nuk ka opozitë, pra nuk ka as demokraci

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Dritan Shano

PD nuk mund t’i ofrojë zgjedhje të lira e të ndershme Shqiptarëve, nëse nuk zhvillon zgjedhje të lira e të ndershme brenda saj!

Basha u bë kryetar me votat dhe mbështetjen e drejpërdrejtë të Berishës, duke eliminuar kështu lehtësisht çdo alternativë të tretë. Berisha, duke e mbështetur Bashën e legjitimoi atë si kryetar, përmes një pseudo-gare ku vetë Basha hyri në avantazh të madh përkundër kandidatëve të tjerë. (kjo lloj dhune, e përsëritur është akoma më e rëndë se dhuna fizike, por kjo është temë tjetër)

Basha, në datën 9 Shtator, pasi kishte siguruar vulen e PD, morri një vendim. Përjashtoi Berishën. Ky vendim i Bashës ndryshoi realitetin dhe ekuilibrat politikë brenda PD. Vetëm një idiot mund të mendojë se është normale, legjitime, pra se e ka akoma si kryetar edhe votën e mbështetësve të Berishës, pasi u ka rrëzuar atyre me një vendim personal Berishën. Zbatimi i paturpshëm i kësaj idiotësie nga Basha, ka prodhuar dhe ushqen konfliktin që po asgjëson PD.

Po, konflikti mes Bashës dhe Berishës po e asgjëson PD. Ky konflikt mund të zgjidhet vetëm përmes një proçesi transpareBERInt zgjedhjesh për lidershipin e PD-së.

Ky proçes zgjedhor mund të zhvillohet vetëm në kushte të barabarta, pra vetëm pasi Basha të ketë dhënë dorëheqjen nga posti i Kryetarit të PD, të cilin e morri me mbështetjen e Berishës.

Natyrisht, Basha dhe Berisha nuk mund të jenë më një alternativë për të shëruar PD, për ta kompaktësuar atë, dhe kthyer në një alternativë të besueshme për shqiptarët. As njeri as tjetri nuk e sjellin dot PD në pushtet. Mendoj se shumica absolute në PD ka nevojë për një qasje të re, për ide të reja dhe për njerëz të rinj të papërlyer.

Por ky është thjesht mendimi im. Kryetari legjitim i PD do jetë ai që zgjedhin anëtarët. Ky do ishte një kryetar që mund të ngjiste të gjitha copat e thyera të PD-së

Por, që kjo të ndodhë PD ka nevojë për zgjedhje të reja, transparente dhe të barabarta. Zgjedhje të lira! Pra ushtrim të Votës dhe jo të “Forcës”. Sa më shpejt aq më mirë. Prej kohe vendi nuk ka opozitë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img