Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Vendi më i goditur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme, Irani rihap xhamitë në qytetet kryesore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Irani momentalisht është vendi i 10-të në të gjithë botën, dhe i pari më i goditur nga koronavirusi, në Lindjen e Mesme. Deri më tani Irani ka 98.647 të infektuar, 6277 viktima dhe 2676 ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Megjithatë kjo nuk e ka ndaluar vendin me regjimin antidemokratik, që të hapë disa nga xhamitë në qytetet kryesore. Xhamitë janë hapur edhe në qytete më periferike, në gjithsej 132 qendra të banuara të shtetit.

Presidenti i vendit Hasan Ruhani ka deklaruar se shteti ka vendosur që të bëjë disa hapa përpara, duke lehtësuar masat.

Kështu, xhamitë janë hapur në shumë qendra të banuara, ndërsa iu janë bërë thirrje njerëzve që të respektojnë distancat sociale, të mbajnë maska, e të mos qëndrojnë më shumë se gjysmë ore nëpër xhami.

Presidenti ka thënë se do të rihapen edhe qendrat tregtare të mëdha, pavarësisht se ekspertë në vend kanë deklaruar se të tilla vendime mund të jenë me pasoja.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img