Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me një mesazh, ku shprehte se ka ardhur koha për ndryshim.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se Shqipëria ka 8 vite në baltë me Ramën. Ai shprehet se më 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.
“Shqipëria ka 8 vjet në baltë me Ramën. Ka ardhur koha të ndryshojmë. Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria”, shkruan Basha në postimin e tij