Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vendi i parë nga Ballkanin Perëndimor, Manja: Shqipëria bëhet anëtare e ERA

Shkruar nga Newsbomb
Vendi i parë nga Ballkanin Perëndimor, Manja: Shqipëria

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bën me dije se Shqipëria është bërë anëtare e Fondacionit Akademia e së Drejtës Evropiane (ERA).

Shqipëria bëhet kështu vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që bëhet anëtar i ERA. Manja shkruan se ky anëtarësim shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit ligjor me atë të BE duke shkurtuar rrugën drejt integrimit evropian.

“Trier, Gjermani! Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që bëhet anëtar i Fondacionit Akademia e së Drejtës Evropiane (ERA) duke marrë vendin e saj në Bordin Drejtues të ERA.

Ky anëtarësim shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit tonë ligjor me atë të BE duke shkurtuar rrugën tonë drejt integrimit evropian.

Është një nder dhe sfidë e njëkohshme për të përfaqësuar vendin tonë në këtë platformë prestigjioze evropiane të së drejtës, ku përfitues të dorës së parë do të jenë nëpunësit civil shqiptarë, si dhe anëtarët e sistemit juridik, gjyqësor dhe prokurorial shqiptar ”, shkruan Manja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese