Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Vendi i fundit i Bashkimit Europian, Gazprom pezullon furnizimet me gaz në Letoni

Lajme të ngjashëm

Gjigandi rus energjetik Gazprom thotë se ka pezulluar furnizimet me gaz në Letoni – vendi i fundit i BE-së që ka përjetuar një veprim të tillë mes tensioneve mbi Ukrainën. Gazprom akuzoi Letoninë për shkelje të kushteve të blerjes, por nuk dha detaje.

NATO ka forcuar forcat në Letoni dhe fqinjët e saj baltik, Estoni dhe Lituani, pasi rajoni është parë prej kohësh si një pikë e mundshme përplasjeje me Rusinë. Rusët etnikë formojnë pakica të mëdha në shtetet baltike. Këto shtete – dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik – planifikojnë të ndalojnë importin e gazit rus vitin e ardhshëm.

Gazprom shkurtoi ndjeshëm dërgesat e gazit në Evropë përmes tubacionit Nord Stream të mërkurën në rreth 20% të kapacitetit të tij. BE-ja refuzon kërkesën e Rusisë që vendet anëtare të paguajnë për gazin e Gazpromit në rubla, jo në euro, duke thënë se nuk ka asnjë kusht kontraktual për pagesat me rubla. Të enjten, kompania letoneze e gazit Latvijas Gaze tha se po blinte gazin rus, por po paguante në euro.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt dhe shtrëngimi i sanksioneve perëndimore, Gazprom ka pezulluar dërgesat e gazit në Bullgari, Finlandë, Poloni, Danimarkë dhe Holandë për shkak të mospagesës në rubla. Rusia gjithashtu ka ndaluar shitjet e gazit për Shell Energy Europe në Gjermani.

Më shumë