Hapësire reklamuese

Bota

Vendet e BE-së do të marrin 50 milionë vaksina Pfizer deri në fund të qershorit

Shkruar nga Newsbomb
Vendet e BE-së do të marrin 50 milionë vaksina Pfizer deri

Vendet e Bashkimit Evropian do të marrin 50 milionë vaksina anti Covid-19 të prodhuara nga Pfizer dhe BioNTech deri në fund të qershorit.

Lajmi u bë më dije këtë të mërkurë nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Shefja e KE-së tha se dërgesat e hershme, të cilat do të fillojnë këtë muaj, do të çojnë furnizimet totale në BE nga Pfizer në 250 milionë doza në tremujorin e dytë të këtij viti.

Ajo gjithashtu konfirmoi se Komisioni ishte në bisedime me dy kompanitë për një kontratë të re për 1.8 miliardë doza që do të dorëzohen në vitin 2022 dhe 2023.

BE ka nënshkruar tashmë dy kontrata me Pfizer dhe BioNTech për një total prej 600 milion dozash që do të dorëzohen këtë vit.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.