Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vëllezërit Gocaj mbetën të vrarë gjatë përplasjes me armë në Velipojë, flet babai me lot në sy: Më është fikur dera, m’i vranë tek shtëpia

Shkruar nga Newsbomb
Vëllezërit Gocaj mbetën të vrarë gjatë

Pjetër Gocaj babi i dy prej të vrarëve gjatë konfliktit me armë në Velipojë ka folur për mediat.

Me zërin që i dridhet dhe me lot në sy ai tha “më është fikur dera, m’i vranë te dera e shtëpisë”. Ai tha se konflikti kishte nisur për shezlonget, që vjet n% atë vend i kishin patur ata çadrat, ndërsa këti vit, i kishte marrë hotel "Fantazia", por që nuk ishte ndarë akoma saktësisht se ku.

Ai thotë se sherri ka ndodhur për shezlongët dhe se djali i madh me dokumente angleze kishte ardhur për të investuar në Velipojë.

“Kjo qe ka ndodhur mos i ndodhtë me kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë. Uroj që mos ti ndodh askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti por e di që për shezllone. Me kanë vrarë tek dera e shtëpisë, me kanë vrarë dy djemtë.

Çfarë me duhet jeta më. Vitin e kaluar i kam patur une shezllonet, këtë vit ia kanë dhënë atij. Ne kemi pritur që të ndahen shezlonget sepse kanë qenë pa u ndarë ende, ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi. Ne i kemi vendosur shezloget përpara se të bëhej ndarja nga shteti dhe ishim në pritje kur të vendosej kjo ndarje për të shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kanë ata.

Ata erdhen dhe qëlluan djalin e madh te parin qe ishte me dokumenta angleze, ka ardhur për investime, pastaj qëlluan dhe tjetrin," tha ai.

Kujtojmë që ngjarja ka nisur pak pas mesnate mes Kujtim Ferracakut, pronar i restorant “Fantazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, për shezlongët në plazhin e Velipojës.

Si fillim debati ka nisur me fjalë dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve nga të dy palët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç, raportohet se 54 vjeçari është në gjendje kritike për jetën

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.