Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Vëllai i Agollit ngre në këmbë sallën: Ishte vëllai im, vëllai i të gjithëve ne. Ai kishte akoma dhe shumë për të thënë…

Shkruar nga Newsbomb

Vëllai i Dritëro Agollit emocionoi të gjithë të pranishmit në sallën e Pallatit të Kongreseve ku po mbaheshin homazhet në nder të shkrimtarit. Tajari falenderoi të gjithë të pranishmit, teksa shtoi se nuk ishte vëllai i tij por vëllai i të gjithëve.

“Unë jam vëllai, ishte vëllai im, dhe vëllai i të gjithëve ne.

Të gjitha llafet u thanë në mënyrë të shkëlqyer. Ju falenderoj të gjithëve për fjalët e mira që thatë gjithë të pranishmëve.

Ai kishte akoma shumë të thënë dhe jo pa kuptim është  shkruar “Prit edhe pak”...ai donte të mbronte të gjithë të mirat e vendit, të godiste të metat e vendit me llafe të mira, me edukim. Ai kishte anën shpirtërore. Kështu që unë s’kam çfarë të them më shumë”,-tha Tajar Agolli duke emocionuar të gjithë të pranishmin në sallë të cilët u ngritën në këmbë dhe duartokitën. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese