Hapësire reklamuese

Rajoni

Vëllai vret motrën dhe nipin në Kumanovë, pronat “mollë” sherri

Shkruar nga Newsbomb
Vëllai vret motrën dhe nipin në Kumanovë, pronat

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gabresh në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku një 66-vjeçar ka vrarë motrën dhe nipin e tij.

Sipas njoftimit paraprak të policisë 66-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri kundrejt motrës dhe dy djemve të saj për motive pronësie.

Për fat të keq motra e autorit me iniciale D.R 63 vjeç dhe njëri nga djemtë e saj me iniciale Zh.R 36 vjeç ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa djali tjetër T.R 38 vjeç është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës për ndihmë mjekësore. Policia e Maqedonisë njofton se autori është arrestuar.

“Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punonjësit e policisë së SPB-së kanë privuar nga liria D.Gj. (66) për shkak se në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronsore-juridike, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj Zh.R.(36) dhe T.R.(38). Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R. dhe T.R., ndërsa Z.R., me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”, njoftoi policia më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese