Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Vëllai iu vra një vit më parë në parcelat me hashash, 35 vjeçari arrestohet nga Policia, i gjejnë fidanë canabisi në oborrin e shtëpisë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Olson Çutaj, 35 vjeç, është arrestuar sot nga Policia e Shkodrës pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur të kultivuar fidanë kanabisi. Në pragna ka rënë dhe kryeplaku i fshatit pasi nuk ka kontrolluar territorin për të evidentuar rastet e kultivimit të ddrogës.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në ambientin përreth banesës së shtetasit Olson Çutaj kanë gjetur të kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Vrasja e vëllait të tij një vit më parë, Vilson Çutaj

Një vit më parë vëllai i Olson Çutës, Vilson Çutaj është gjetur i vdekur në parcelat me drogë, bashkë me kushëririn e tij Klement Pepaj. Ata dyshohet se janë vrarë nga i afërmi tjetër i tyre, Daniel Pepaj, i cili edhe sot është në kërkim për ngjarjen.

Dyshohet se tre të afërmit, kishin mbjellë disa parcela me drogë në pyjet afër shtëpive të tyre, dhe humbja e një sasie hashashi kishte futur kushërinjt në sherr. Sherr i cili përfundoi me vrasjen e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

Edhe pse i vranë vëllain në parcelat me drogë, Olson Çutaj ka vazhduar aktivitetin ilegal që i vëllai Vilsoni bënte.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img